Aplikacion
Një gol i anulluar për pozicion jashtë loje dhe një penallti e humbur nga Ibrahimi në të dytën ishin episodet që disfavorizuan Dinamon në këtë përballje dhe në anën tjetër De Silva nuk gabon në minutën e 69-të për t’i dhuruar vendasve fitoren e rradhës në kampionat.
Tirana vijon e qetë rrugëtimin e saj për titullin e 26-të, kur kanë mbetur dhe 10 javë nga përfundimi i kampionatit. Ata kryesojnë me 59 pikë, 13 më shumë se Laçi i vendit të dytë që nesër pret Teutën.
/zoom.al