Aplikacion
Sipas policisë, i riu është vetëdëmtuar thikë pas një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
29-vjeçari raportohet se ishte në gjendje të dehur kur dëmtoi veten, ndërkohë policia ka nisur procedimin penal ndaj tij.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku shtetasi R. K., 29 vjeç, shkoi i dëmtuar me mjet prerës thikë, në spital, ju informojmë se: Nga e hetimet e kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. R., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur pas një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, ky shtetas është vetëdëmtuar me mjet prerës thikë dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën”, informuan blutë.
Kostika Ruko deklaroi ditën e djeshme për hetuesit se ishte qëlluar nga dy persona me mjete prerëse dhe është plagosur në krah e në bark.