zoom

Politikë

Tha se nuk do përzihej në punët e drejtësisë, Rama akuzon Prokurorinë për “21 Janarin”!

Kryeministri Edi Rama kërkoi gjatë një konference shtypi me gazetarë, zbardhjen e vrasjeve të 21 janarit. Edhe pse më parë ka deklaruar se nuk përzihet në punët e drejtësisë, ai kërkoi hetimin e urdhëruesve për hapjen zjarr.

Deklarata e Ramës:

“Prokuroria e Tiranës është tallur me Kushtetutën, ligjin, dhimbjen e familjarëve të viktimave dhe e ka trajtuar si një leckë një provë të re të dalë para disa muajsh. Është koha që drejtësia e re të reagojë dhe ndërkohë qysh se ky krim ka marrë rrugën e prokurorive dhe gjykatave të vendit, ka ndryshuar struktura e sistemit të drejtësisë dhe personalitetet.

Vrasja nuk ka nisur nga tërheqja e këmbëzës së automatikut, por nga urdhri që ka ardhur nga maja. Nga ana tjetër, Gjykata e Strasburgun vë gishtin edhe tek pengimi i drejtësisë. Autoritetet ekzekutive kanë penguar në mënyrë brutale dhe kriminale drejtësinë që të veprojë për të nisur zbardhjen e këtij krimi.

Unë e kam bindje të pa lëkundur që nuk ka asnjë forcë që mund ta pengojë zbardhjen përfundimtare të krimit shtetëror të 21 janarit, por sigurisht mund të vonohet”. /ZOOM.AL/