zoom

Slider

Teuta Selimi rikthehet me bashkëshortin pasi e denoncoi për dhunë

Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi është rikthyer në krahët e bashkëshortit të saj, Patrik Neziri, pak javë pasi e denoncoi për dhunë.

Gazetari Miftar Zejnullahu u shpreh në emisionin “Kosova Today” se ka mësuar nga burime të afërta me këngëtaren se ajo i ka dhënë edhe një shans martesës së tyre.

Njerëz pranë artistes deklarojnë që janë rikthyer dhe Teuta i ka dhënë një shans tjetër bashkëshortit e tani janë duke jetuar së bashku”, u shpreh gazetari.

Teuta Krasniqi denoncoi të shoqin për dhunë duke pretenduar se e kishte goditur me grushte dhe një ditë më pas edhe të vëllanë e saj, Agron Selimi. Padia ndaj këtij të fundit erdhi pasi i vëllai e dhunoi kur zbuloi se Teuta kishte denoncuar të shoqin.