Aplikacion
Kjo ishte fitorja e dytë për “Djemtë e Detit” nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, që ngjiten në vendin e 9 në klasifikim me 14 të grumbulluar.
Në tërësi ndeshja ishte e bukur dhe me raste nga të dyja skuadrat. 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura pavarësist se aksionet e rrezikshme nuk munguan.
Në shtesë Teuta shënoi me mesfushorin Beqja, por goli u anulua nga gjyqtari Hamiti pas konsultimit me VAR.
Në pjesën e dytë, bregdetarët kaluan në avantazh me mbrojtësin Albion Marku dhe e administruan deri në fund avantazhin duke marrë tri pikë me vlera.
Po 1-0 fitoi edhe Kastrioti në Kamëz ndaj Vllaznisë me gol të sulmuesit Zogaj dhe ngjitet në kuotën e 18 pikëve duke u larguar përkohësisht nga zona e ftohtë.
Ndërkaq, Bylisi rigjen fitoren në kampionat pas 7 ndeshjesh duke mundur 1-0 Egnatian në “Arena Egnatia”.
Protagonist i takimit ishte mesfushori Flamur Ruçi, i cili shënoi në frymëmarrjet e fundit të lojës dhe golin ia dedikoj vëllait që ndrroi jetë pak ditë më parë në Angli. /zoom.al/
Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza