Aplikacion
Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Emiljano Vila në minutën e 10. Kallaku kishte shansin e artë të dyfishonte shifrat në fundin e pjesës së parë, por Bekaj i priti penalltinë.
Tirana nuk kishte forcë reagimi, ndërsa Gruda e la Teutën me 10 lojtarë në minutën e 70 pas kartonit të dytë të verdhë.
Kjo nuk e ndaloi Teutën për të shënuar sërish dhe përsëri me Emiljano Vilën në minutën e 80 pas pasimit brilant të Kallakut.
Në këtë sezon Emiljano Vila nuk kishte shënuar asnjë gol, ndërsa vjet vetëm 1 gol.
Në sezonin 2020-2021 Vila kishte realizuar vetëm dy gola, pra në total 3 rrjeta në dy sezone e gjysmë të Superiores.Por sot ndaj Tiranës realizoi 2 gola në 90 minuta.
Nga ndeshjen tjetër, Kastrioti i Celës vazhdon të tregojë muskujt duke mund Vllazninë me shifrat 1-0 në “Loro Boriçi”.
Goli i vetëm do të shënohej nga ana e Mihanës në minutën e 30 që shtangu në vend Zogovic për të shënuar me portën e boshatisur. /zoom.al/