Aplikacion
Sfida e zhvilluar në “Adush Muça”, prodhoi shumë raste për gol nga të dyja skuadrat, por portierët ishin protagonist.
Luis Kaçorri ishte një kërcënim për portieri Qirko, i cili bëri dsa pritje të shkëlqyera për ta mabjtur portën të paprekur.
Tek Teuta rastin më të pastër e pati Lorenco Vila, i cili i vetëm përballë portierit Teqja, nuk arriti të realzioj duke humbur një shans të artë në minutën e 58’.
7 minutat e fundit durrsakët mbetën me 10 lojtarë në fushë, pasi mbrojtësi Artan Jazxhi mori kartonin e dytë të verdhë.
Pavarësisht disa aksioneve të rrezikshme, loja u mbyll 0-0. Pas javës së 11, Teuta ndodhen në vendin e fundit me 8 pikë, ndërsa ballshiotët të 7 me 12 pikë.
Në barazim, por 1-1 përfundoi edhe ndeshja mes mes Erzenit dhe Kastritoit zhvilluar në “Niko Dovana”, në Durrës.
Sfida nisi mirë për krutanët, të cilët gjetën golin në minutën e 7’ me sulmuesi Bedri Greca. Erzeni vendosi ekulibrin me sulmuesin Nonato në pjesën e dytë. /zoom.al/