Aplikacion
Egnatia kërkon finalen e parë në historinë e klubit, teksa do të presë në shtëpi ekipin e Vllaznisë, që vjen si fituese e dy edicioneve të fundit e Kupës së Shqipërisë.
Gjithçka është e hapur, teksa takimi i parë në Shkodër është mbyllur me rezultatin 1-1. Ndeshja është planifikuar të luhet në stadiumin ‘Egnatia Arena’ në Rrogozhinë në ora 14:00.
Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale të këtij edicioni, Teuta do të kërkojë të bëjë mrekullinë ndaj Tiranës. Bardheblutë fituan lehtësisht në takimin e parë ndaj durrsakëve me shifrat 3-0, me gola të Florent Hasanit, Bruno Lulajt dhe Regi Lushkjes.
Sfida e dytë e kësaj faze është programuar të luhet në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës, në ora 17:00. Finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë do të luhet më datën 1 qershor 2023.
Kupa e Shqipërisë / gjysmëfinalet
Ndeshjet e para/26.04.2023
Vllaznia 1–1 Egnatia “Loro Boriçi”
Tirana 3-0 Teuta, “Elbasan Arena”
Ndeshjet e kthimit/ 10 maj 2023
Egnatia – Vllaznia, ora 14:00, “Egnatia Arena”
Teuta – Tirana, ora 17:00, “Niko Dovana”
Finalja / 01.06.2023