Aplikacion
Në zgjedhjet e 6 Marsit, njëra prej bashkive, konkretisht ajo e Vorës, përveç identifikimit, edhe procesi i votimit do të jetë elektronik, duke bërë që procesi i numërimit të jetë në kohë reale, menjëherë pas mbylljes së afateve.
Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi tha me bindje përpara gazetarëve, se ky sistem është 100% i sigurt. Ndërsa për Vorën, rezultati pritet të dalë menjëherë pas votimit, Celibashi tha se në 5 bashkitë e tjera të vendit, procesi pritet që të përmbyllet brenda 48 orës, ku do të njihen edhe fituesit.
“Nëse ka një gjë për të cilën përgjigjem me siguri absolute është siguria e votës përmes sistemit elektronik në Vorë. Jo vetëm KQZ nuk ka mundësi të identifikojë kush ka votuar e për kë, as prodhuesi i pajisjes nuk e ka një mundësi të tillë.
Në dallim nga zgjedhjet e 25 prillit, rezultuan paraprak ta shpallim menjëherë pas zgjedhjeve. Për bashkitë e tjera afati është 48 orë për rezultatin e zgjedhjeve, por po punojmë që procesi të finalizohet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Celibashi për mediat.
“Kryevepra” e qeverisë/ Këmbësorët nuk kalojnë dot, ura e Unazës së Madhe e mbytur në ujë