zoom

Bota

Tërmeti “shkund” Firencen, banorët në panik, mbyllen shkollat

Qyteti i Firences në Itali u zgjua këtë mëngjes nga një tërmet me magnitudë 4.8.

Epiqendra e tërmetit ishte në komunën e Marradi, në Mugello, por lëkundjet janë ndjerë edhe në Firence, ndërsa banorët kanë dalë jashtë shtëpive nga paniku.

Sipas mediave italiane, nga tronditjet deri tani nuk ka njerëz të lënduar apo dëme materiale.

“Ka shumë shqetësim, shumë njerëz në rrugë, por nuk raportohet për dëme të veçanta”, pohoi kryebashkiaku i Marradit, Tommaso Triberti.

Si masë paraprake, sot në Marradi shkollat ​​e të gjitha niveleve do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa vijojnë kërkimet në terren për ndonjë problem të mundshëm.

Nga tërmeti u shkaktuan probleme me rrjetin hekurudhor.