Aplikacion
Më datë 2 janar Japonia u godit nga një tërmet më magnitudë 7.6 ballë, ku nuk munguan as pasgoditjet, por me shkallë më të ulët. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po përballen me kushte shumë të vështira atmosferike gjatë ditës së sotme, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve.
Autoritetet japoneze kanë paralajmëruar për reshje të dendura shiu gjatë ditës së sotme dhe rrëshqitje të mundshme dheu në të gjithë zonën e prekur në Gadishullin Noto në prefekturën Ishikawa, një rrip i gjatë toke në Detin e Japonisë.
“Qëndroni vigjilent për rrëshqitje dheu deri në mbrëmjen e së mërkurës ”, paralajmëroi Agjencia Meteorologjike e Japonisë. /ZOOM.AL/
Aerial images reveal the extent of the destruction caused by a 7.6 magnitude earthquake that struck central Japan on Monday https://t.co/keiE0EocsV pic.twitter.com/j3mVaryFmJ
— Reuters (@Reuters) January 2, 2024