Aplikacion
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se kishte regjistruar një tërmet me magnitudë 7.1 ballë, me qendër në rajonin e Tibetit.
Tërmeti goditi në një zonë malore, pranë kufirit me Nepalin, pak pas orës 9:05 të mëngjesit të së martëa, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë.
Epiqendra ishte në rajonin Tingri, rreth 380 km nga kryeqyteti i Tibetit Lhasa dhe rreth 23 km nga qyteti i dytë më i madh i rajonit, Shigatse.
Shigatse është një nga qytetet më të shenjta të Tibetit. Është shtëpia e Manastirit Tashilhunpo – selia tradicionale e Panchen Lama, i cili është i dyti vetëm pas Dalai Lamës për sa i përket autoritetit shpirtëror në budizmin tibetian.
Krahas viktimave raportohet se janë edhe 62 të plagosur. Rreth 1.500 punonjës të zjarrfikësve dhe shpëtimit janë në kërkim të njerëzve nën rrënoja, tha Ministria e Menaxhimit të Emergjencave të Kinës.