zoom

Aktualitet

Tërmeti i fuqishëm shkund Korfuzin, ndjehet dhe në Shqipëri! Sa ishte forca dhe të dhënat e para

Edhe Greqia nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike, po për fat të mirë pa viktima.

Një tërmet me magnitudë 3.9 ka shkundur sot vendin fqinj, në orën 06:30 të mëngjesit. Goditja ishte në perëndim të Korfuzit dhe shumë pranë territorit shqiptar, ku gjithashtu u ndjenë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 34 kilometra në jug-jugperëndim të Othonit, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 6.8 kilometra. Fatmirësisht nga tërmeti raportohet se nuk ka pasur raportime për dëme materiale apo në njerëz.

Ditë më parë edhe në Itali u regjistrua një tërmet i fuqishëm në zonën e Napolit, me forcë rreth 5 ballë, i pari i fuqishëm ky pas 40 vitesh, po gjithashtu pa viktima. /ZOOM.AL/