zoom

Bota

Tërmeti i fortë shkund këtë shtet, banorët në panik

Meksika u godit nga një tërmet i fortë këtë të mërkurë.

Lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter, me epiqendër në rajonin e Oaxaca.

Nga dridhjet e tokës për disa sekonda, banorët u përfshinë nga frika e paniku dhe dolën jashtë shtëpive dhe bizneseve.

Autoritetet nuk raportojnë për persona të lënduar apo dëme materiale, por ekipet janë në gatishmëri në terren.

Oaxaca është një ndër zonat më sizmike të Meksikës, që përjeton tërmete të shpeshta./ Zoom.al

Postime të lidhura