Aplikacion
Bashkëpunimi i tij me “Demat e kuq” u ndërpre këtë të hënë zyrtarisht.
Drejtuesit e klubit njoftuan përmes rrjeteve sociale shkarkimin e Shehit, të cilët i uruan suksese në sfidat e tjera profesionale.
“Partizani dëshiron të falënderoj Orges Shehin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit , duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.
Skuadra do të vijoj përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv Arbër Abilaliaj dhe stafit teknik”, njoftoi klubi i Partizanit.
Orges Shehi u prezantua te Partizani në dhjetor të vitit të shkuar, duke u rikthyer në klub pas 15 vitesh si trajner.