zoom

Aktualitet

Tentoi t’i jepte fund jetës, kalimtari hero shpëton gruan nga mbytja në liqenin e Pogradecit

Një grua e moshuar tentoi t’i japë fund jetës ditën e sotme, duke u hedhur në ujrat e liqenit të Pogradecit.

Por në momentin e fundit, 69-vjeçarja shpëtohet për mrekulli nga një kalimtar i rastit, që u bë heroi i historisë dramatike.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3, tek ish-Turizmi, ku një shtetase ka hyrë në liqen dhe ka tentuar t’i japë fund jetës, në rrethana dhe motive që janë nën investiim nga policia vendore.

Sipas policisë, kjo shtetase e shpëtuar nga një kalimtar është transportuar në spitalin e Pogradecit jasht rrezikut për jetën.

Ndërkohë po punohet edhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes, bashkë me Prokurorinë. Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase vuan nga probleme të shëndetit mendor, teksa priten edhe dëshmitë e familjarëve dhe vetë gruas së moshuar.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, në liqen, dyshohet se ka tentuar të vetëmbytet shtetasja V. V., 69 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila u dërgua për mjekim në spital. Nga të dhënat e para, dyshohet se kjo shtetase vuan nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha zyrtarisht policia vendore. /ZOOM.AL/