Aplikacion
Gentian Mithit, banues në Shkodër, në momentin e ndalimit në rrugë, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,”– informoi policia.
Ai akuzohet se më datë 11.05.2024, në lagjen “Salo Halili”, ka qëlluar me armë zjarri pas një sherri për vijat e bardha në drejtim të 24 vjeçarit Jaser Osmani, i cili u dëmtua në këmbë.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Time”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për tentativë për vrasje.
Lëvizte me armë zjarri pistoletë ndërkohë që ishte në kërkim pasi akuzohet se në muajin maj 2024, tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, për motive të dobëta, vihet në pranga 47-vjeçari.
Sekustrohet pistoleta me krehër me municion luftarak.
Në vijim të kontrolleve të kryera për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Time”.
Gjatë operacionit u kap dhe u ndalua shtetasin G. M., 47 vjeç, banues në Shkodër. Në momentin e ndalimit, në rrugë, gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Shtetasi G. M. akuzohet se më datë 11.05.2024, në lagjen “Salo Halili”, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të shtetasit J. O., 24 vjeç, i cili u dëmtua në këmbë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.