zoom

Aktualitet

Tentoi të shtypte me makinë pas sherrit dy kolegët e punës nënë e bir, arrestohet 38-vjeçari (Emri)

Një 38-vjeçar ka rënë sot në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi akuzohet se tentoi të vriste nënë e bir, njëkohësisht kolegë pune, duke i përplasur me automjet pas një sherri.

I ndaluari është Mersin Mlloja, ndërsa u sekuestrua edhe automjeti që drejtonte 38-vjeçari Mersin Mlloja. Sherri ka pasur motive të dobëta, një grindje në ambientet e punës.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, 2 shtetas që po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi: M. M., 38 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, për veprën penale “vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, tha policia.

Ditën e djeshme, Mlloja në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën dhe njëkohësisht të cilët i kishte kolegë, pasi punonin bashkë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/