Aplikacion
Gëzim Ceku u arrestua nga policia për dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me të mitur mbetur në tentativë.
Pasi ka dëgjuar palët, gjyqtari Markelian Koça ka vendosur të vleftësojë të ligjshëm arrestin dhe të caktojë masën shtrënguese arrest në burg për 44-vjeçarin.
Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar në zonën e Spitallës, ku familja ishte vendosur prej pak kohësh dhe jetonte me qira.
I arrestuari u denoncua nga bashkëshortja për dhunë verbale, emocionale dhe për tentativë marrëdhëniesh seksuale me të bijën 14-vjeçare, pasi e kishte nxjerrë atë nga banesa.
Pas arrestimit, 44-vjeçari ka mohuar akuzën për akte të turpshme ndaj së bijës dhe ka deklaruar se një akuzë e tillë është një kurth ndaj tij për ta larguar nga shtëpia.
Ndaj të akuzuarit nuk ka pasur më parë denoncime për dhunë në familje.