zoom

Aktualitet

Tensionohet situata para Parlamentit, minatorët protestues tentojnë të hyjnë brenda: Duam të…

Po mbahet sot para Kuvendit protesta e minatorëve, të cilët kërkojnë miratimin e statusit të veçantë. Përfaqësuesit zgjodhën pikërisht ditën e seancës për të protestuar, pas tubimit të 1 Majit para Kryeministrisë, bashkë me mësuesit.

Por nuk munguan tensionet deri edhe në konfrontim me Policinë. Ata kanë kërkuar të futen në godinën e Kuvendit, ndërsa synuan takimin me deputetët përfaqësues. Por efektivët ndërhynë dhe i ndalën edhe fizikisht.

“Nuk jemi këtu për të bërë luftë. Duam të takojmë deputetin përfaqësues”, tha njëri prej tyre. Por minatorët janë penguar nga efektivët policorë.

Ata kërkojnë pagesa dhe pensione më të mira dhe statusin e minatorit, teksa kanë zhvilliar disa protesta me këtë qëllim. /ZOOM.AL/