Aplikacion
Sipas Top Channel, vendimi i tyre vjen pak ditë pasi u pyetën në Komisionin e Medias lidhur me vendimmarrjen në Këshill për garën për drejtues të RTSH-së. Në atë mbledhje kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo foli për paligjshmëri të Këshillit në procesin ku u skualifikuan nga gara emra të njohur si Eni Vasili dhe e vijuan konkurrimin zv.drejtoresha në detyrë Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza.
“Paligjshmëria në procesin zgjedhor për drejtorin e ri të RTSH është koshiente. Të gjithë anëtarët e Këshillit drejtues e dinë, ua kam thënë se zgjedhja e Aurora Polos nuk plotëson kriterin kryesor për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm RTSH. Aurora Polo as nuk duhej të zgjidhej zv/drejtoreshë e përgjithshme. Nuk ka as diplomën e profilit të caktuar. Aurora Polo ka mbarur për inxhinieri, nuk ka punuar në media dhe ka konflikt interesi”, tha Bungo.
Këshilli Drejtues e ka shtyrë garën për drejtuesin e RTSH-së dhe pas dakordësisë PD-PS në Komisionin e Medias, ku dy forcat politike ishin bashkë kundër strukturës së televizionit publik.