zoom

Aktualitet

Tensionet në selinë blu, 6 deputetë kundër përjashtimit të Berishës

Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën ka tensionuar së tepërmi situatën në selinë blu. Ndërkohë që Basha është duke zhvilluar një mbledhje me grupin parlamentar dhe anëtarët e kryesisë, gjashtë deputetë kanë dalë kundër vendimit të Bashës.

Deputetët që kanë dalë kundër janë: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj. Gjithashtu, dera kryesore e selisë së PD është e mbyllur dhe nuk lejohet të futet kushdo, ndërsa anëtarët që futen kontrollohen.