Aplikacion
Në takim, Izraeli dhe Irani akuzuan njëri-tjetrin si kërcënimi kryesor për paqen në Lindjen e Mesme. Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani këmbënguli se Republika Islamike po ushtronte të drejtën e saj të natyrshme për vetëmbrojtje pas sulmeve të saj të paprecedentë ndaj Izraelit.
“Këshilli i Sigurimit dështoi në detyrën e tij për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Prandaj, Teherani nuk kishte zgjidhje veçse të përgjigjej. Irani nuk kërkon përshkallëzim apo luftë, por do t’i përgjigjet çdo kërcënimi apo agresioni. Është koha që Këshilli i Sigurimit të marrë përgjegjësinë e tij dhe të adresojë kërcënimin real ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, tha Iravani.
Ndërkohë, ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan tha: “Maska është hequr. Irani – sponsori numër një global i terrorit – ka ekspozuar fytyrën e tij të vërtetë si destabilizues i rajonit dhe botës. Maska hiqet dhe dorezat duhet të vishen”. Ai kërkoi nga Këshilli i Sigurimit të OKB që të veprojë. /ZOOM.AL/
SPAK rrëzon pretendimet e Berishës: Alfred Dedja nuk ishte dëshmitar i vrasjes së Jan Prengës