zoom

Lajme

Tensione në Kuvend/ Noka shtyn gardistët dhe tenton t’i afrohet Spiropalit

Seanca e sotme parlamentare nisi me tensione dhe debate mes palëve politike.

Kryefjalë e debatit ishte arrestimi i Erion Veliajt. Lideri i PD-së, Sali Berisha, mbajti një fjalë të gjatë, duke treguar se në fakt, koka e korrupsionit është Edi Rama dhe duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Gjatë fjalës së tij, kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali i tërhoqi disa herë vëmendjen Berishës se po tejkalonte minutazhin.

Më pas, ajo i mbylli mikrofonin. Në këtë moment ndërhyri Flamur Noka, i cili shtyu gardistët dhe tentoi t’i afrohet Elisa Spiropalit.

“Çfarë ke Flamur”, iu drejtua Spiropali.

Pas rreth pesë minutash të bllokimit të foltores, Berisha u largua duke ripërsëritur togfjalëshin “është radha jonë”.

Postime të lidhura