Aplikacion
Edhe sot filloi me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak, e cila u ndërpre të hënën, pas incidenteve të ndodhura në sallë dhe protestës së qytetarëve, teksa një prej tyre kanosi dhe goditi një prej anëtarëve socialistë.
Disa qytetarë të mbështetur nga grupi i këshilltareve të opozitës, edhe sot po protestojnë në hyrje të sallës ku po mbahet mbledhja për t’u anuluar vendimi për rritjen e tarifës së ujit të pijshëm.
Kreu i grupit të këshilltarëve të opozitës, Blendi Himçi, deklaroi bojkot pa afat të mbledhjeve të këshillit bashkiak Elbasan. /ZOOM.AL/