zoom

Slider

Tensione në “Air Albania”, tifozët mësyjnë në fushë, Tirana fiton derbin në minutat shtesë

Tirana triumfon përsëri në derbi, në një duel të çmendur në në “Air Albania”, që përfundoi në minutën e 112-të, teksa bardheblutë fituan 1-2. Ndeshja nisi me tensione që në minutat e para. Tifozët hodhën flakadanë në fushë dhe gjyqtari ndërpreu ndeshjen për disa minuta. Ndërkohë në fund shumë prej tyre mësynë në fushën e blertë.

Në minutën e tetë Xhixha tundi rrjetën e Partizanit, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të Ngoo. Megjithatë, Tirana shënoi në minutën e 27-të. Pas një goditje nga këndi, Ngoo gjuan dhe topi përplaset te Përgjoni e shkon në rrjetë. 0-1 për Tiranën, që e mbyll pjesën e parë në avantazh.

Në mesin e pjesës së dtë sfida ndërpritet sërish për shkak të tymueseve. Fundi i ndeshjes ishte vërtet dramatik. Në 78’ gjyqtari Xhaja jep penallti për Partizanin pas një ndërhyrje të Tolit ndaj Carës. Lojtarët e Tiranës kërkojnë rishikimin e pamjeve nga VAR, por arbitri është i bindur.

Bekaj pret penalltinë e Stenio Zhunior, por gjyqtari vendos të përsëritet për hyrje të lojtarëve bardheblu në zonë. Pas kësaj ndërpritet ndeshja për herë të tretë, pasi tifozëria bardheblu është e irrituar dhe nuk mungojnë as sendet në fushë. Penalltia e përsëritur ekzekutohet sërish nga Junior, këtë herë mposht Bekajn dhe 1-1 në minutën e 86-të.

Por nuk do të mbaronte këtu, jepen 11 minuta shtesë dhe bardheblutë shënojnë në minutën e 100-të me anë të Xhishës. Një triumf historik gati për Tiranën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom (@z00m.al)