zoom

Aktualitet

Tensione mes policisë dhe protestuesve, demokratët shtyjnë efektivët

Protestuesit e opozitës u përplasën fizikisht me efektivët e policisë.

Uniformat blu u bënë thirrje demokratëve të lirojnë rrugët, por ata nuk pranuan.

Deputetët Luan Baçi, Erisa Xhixho, Petrit Vasili u përleshën fizikisht me policët, duke refuzuar të tërheqin mbrapsht protestuesit.

“Sa kohë ke pa t’u rrit rroga, pse nuk proteston, jemi këtu edhe për ty, jo të vish të zhurmosh zërin tonë”, iu drejtua Gazment Bardhi nga ana tjetër policëve.

Policia tentoi të shoqërojë në komisariat një person, por nuk u lejua nga protestuesit e tjerë.

Postime të lidhura