Aplikacion
Kjo lëvizje ka shkaktuar reagimin e qytetarëve serbë, të cilët kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën. Një nga pjesëtarët e policisë u është drejtuar atyre në gjuhën shqipe duke u thënë se protesta nuk u ndalohet, por rrugën duhet ta lirojnë.
Në një video të publikuar nga mediat serbe, dëgjohet pjesëtari i Policisë së Kosovës duke iu drejtuar shqip protestuesve.
“Ose vazhdoni këndej ose ktheheni mbrapa. Protestën askush nuk ua ndalon por rruga duhet mu liru. Vetëm e lironi rrugën, me protestu protestoni. Besoj që jemi të qartë”, tha ai.
Kujtojmë se nga sot, me vendim të qeverisë së Kosovës, asnjë automjet me targa të Serbisë nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës.