Aplikacion
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Vendosi: Miratimin e vendimit nr. 48, datë 07.07.2021 dhe vendimit nr. 56, datë 1.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim EN, FÇ, AB, AO, K.H, KB, FD, MB, GM!
Akuzat që rëndojnë ndaj tyre:
Sipas SPAK këta persona në bashkëpunim njëri tjetrin kanë abuzuar me dhënien e tenderit të uniformave të policisë, tender i cili kap vlerën e 28 miliard lekëve. Referuar dosjes hetimore, gjatë hetimeve për këtë tender SPAK ka konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit si të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.
Sipas dosjes nga hetimet e SPAK ka rezultuar se, shkelja e parë e kryer nga zyrtaret e ministrisë së Brendshme është mënyra e ndjekur mbi procedurat e tenderit. Po kështu të arrestuarit, kanë bashkuar tre objekte të tenderimit në një të vetëm, duke favorizuar kështu mundësinë që një kompani të kualifikohej nëse kryente shërbime për të paktën tre zëra. Sipas prokurorisë, zyrtarët e ministrisë kanë ndërhyrë edhe në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin. ndërkohë hetimet janë në vijim ku SPAK është duke kryer hetime intensive edhe për persona të tjerë dhe zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.