zoom

Të gjitha

Temperaturë dhe dhimbje trupi, një prej banoreve të Big Brother me simptoma të COVID

Banorët e “Big Brother VIP” i janë nënshtruar sot testit të koronavirusit, në kuadër të masave të marra nga vëllai i madh pas shenjave të dyshimta që shfaqi një prej banoreve. Bëhet fjalë për modelen Beniada Nishani, e cila duket se sot nuk është ndjerë mirë. Kjo situatë ka sjellë ankth te banorët.

Temperaturë, plogështi e dhimbje trupi janë simptomat që ka shfaqur Beniada, e cila i është nënshtruar testit, për të parë nëse është apo jo e infektuar.

Duke nisur nga sot, Big Brother ka ndryshuar rregullat, pasi nuk do të lejojë më afërsi mes personave që vijnë për të suprizuar banorët, apo dhe grimierët.