zoom

Aktualitet

Temperaturat do të arrijnë në minus 5 gradë, si do të jetë moti nesër

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, kryesisht në veri e lindje nga ku dhe do të pasohen me reshje shiu e bore me intensitet të ulët.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-veri 6-13m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të intensifikohet me shpejtësi 13-22m/s me dallgëzim në dete 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -5 deri 3°C
në zonat e ulëta 0 deri 11°C
në zonat bregdetare 3 deri 13°C

Postime të lidhura