zoom

Aktualitet

Temperatura të pazakonta për tetorin, si do të jetë moti sot

Sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Vranësirat, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të pasohen me reshje shiu të pakta përgjatë relieveve kodrinore-malore në veri të vendit.

Temperaturat do të arrijnë vlerën maksimale të tyre 33 gradë në zonat e ulëta, një vlerë e pazakontë kjo për muajin tetor.

Ndërsa në zonat malore termometri do të luhatet nga 9 deri në 28°C dhe në zonat bregdetare 14 deri 30°C.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-7m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.