zoom

Aktualitet

Temperatura të larta që në mëngjes, si do të jetë moti gjatë ditës

Diell dhe temperatura relativisht të larta do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë duke filluar nga orët e para të ditës. Këto kushte atmosferike mbeten deri orët e vona të pasdites kur në veri-verilindje dhe juglindor shfaqen vranësira të lehta. Edhe orët e natës mbeten me mot të kthjellët.

Temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë gjatë mëngjesit por rënie të lehtë sjellë mesdita duke u luhatur nga 19°C deri në 38-39°C. Era do fryjë mesatare paradite por forcohet pasdite duke arritur shpejtësi mbi 45 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Ndërsa qendra, Veriu dhe lindja e Kontinentit Evropian mbeten me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë zhvillohen duke sjellë rrebeshe shiu .