Aplikacion
ARRSH njofton se qarkullimi në këtë akas kryhet me goma dimri dhe se drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.
Ndërkohë temperaturat kanë arritur në -10 gradë, ndërsa kontraktorët me mjetet borëpastruese ndodhen në terren për pastrimin e aksit.
Njoftimi i plotë
Në aksin Tamarë-Vermosh nuk ka reshje dëbore
Temperatura është -10°C
Kontraktorët me mjetet borëpastruese janë në terren dhe po bëjnë pastrimin e aksit
Qarkullimi kryhet me goma dimri
Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore