zoom

Të gjitha

“Met Gala 2022” do të mbahet më 2 maj

The Metropolitan Museum of Art ka shpallur se prezantuesit e “Met Gala 2022” do të jenë Blake Lively, Ryan Reynolds, Regina King dhe Lin-Manuel Miranda. Mbrëmja ekstravagante e modës do të mbahet më 2 maj, ku do të mirëpriten figurat më të njohura në Hollywood dhe në botën e modës.

Miranda ishte e përzgjedhur të bashkë-prezantonte në “Met Gala” të vitit 2020, por që ishte anuluar për shkak të pandemisë.

Lively, Reynolds dhe King kanë qenë pjesë e mbrëmjeve të “Met Gala” shpesh herë, ndërkohë e para nga këta ka shkëlqyer në tapetin e kuq ndër vite.

Tema e këtij viti është “In America: An Anthropology of Fashion” që përkojnë me ekspozitat e muzeut me emër të njëjtë, kështu që prisni yjet të shfaqen të veshur me disa prej kreatorëve amerikanë. “Met Gala” e vitit 2021 ishte shtyrë deri në shtator për shkak situatës me COVID-19./L.K

/Zoom.al

 

Postime të lidhura