zoom

Aktualitet

Telefonuan biznesmenin në emër të një zyrtari lokal, i marrin 6 mijë euro

Dy persona kanë arritur të përfitojnë 6 mijë euro nga një biznesmen duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

I arrestuar është Ervis Belollari ndërsa në kërkim është shpallur Arsen Matollari.

Ervis Belollari, është një personazh i njohur i Tik Tokut me pseudonimi ‘delluks”

Biznesmeni i mashtruar rezulton të jetë nga qyteti i Lushnjes dhe kishte aktivitet në tregun e bimëve medicinale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Unknown”.

Përfituan një shumë parash, nga një biznesmen, pasi komunikuan me të në emër të drejtuesit të një institucioni vendor, identifikohen 2 shtetas. Vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti të përfitimit të një shume parash, me anë të mashtrimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Unknown”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi E. B., 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 32 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M. dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Postime të lidhura