zoom

Politikë

“Telefoni i prishur i Enkelejdit nuk e pengon procesin”, Berisha: Kuvendi nuk ndalet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit. Ai tha se Komisioni i Rithemelimit është i vendosur për të vijuar procesin e zgjedhjeve dhe riorganizimit të Partisë Demokratike dhe se Enkelejd Alibeaj nuk mund ta pengojë atë.

“U diskutua gjerësisht për ecurinë e procesit gjer tani. U vendos që auditi të funksionojë në tërë procesin. Fryma e bashkëpunimit dhe pajtimit në bazë është vërtetë shumë i mirë. Telefoni i prishur i Enkelejdit që marrin persona të caktuar dhe u thonë të mos bashkëpunojnë nuk e pengon këtë proces, po ecën mjaft mirë. Shqetësimet e ligjshme të deputetëve që u ngritën për defekte të caktuara në degë të caktuara do merren masa që t’u jepet zgjidhje, pra mund të them që po ecet drejt Kuvendit me transparencë të madhe dhe ecuri të mbarë.

Problematika ka pasur në Lushnjë, ka pasur një problem që do zgjidhet sepse para fillimit të fushatës kanë bërë një ujdi e cila ka funksionuar për fushatën, por tani vota dhe vetëm vota. Tani unë dhashë një shembull. Kudo që procesi, për shembull Lefter Gështenja që është kryetar i degës 7 shprehu dje një mendim, me të cilin ata që kanë punuar në atë degë nuk janë plotësisht dakord, por nuk e hedhin plotësisht poshtë, atëherë është dakord të ulen bashkë dhe aty ku gjenden parregullsi, të korrigjohet. Ka një vullnet të hekurt për një transparencë të plotë”.