Aplikacion
“Kryesisht jam marrë me presidentin Putin në telefon dhe në fund ne duam të takohemi”, tha Trump. “Herën e parë do të takohemi në Arabinë Saudite, do të shohim nëse mund të bëjmë diçka,” tha ai. Më vonë mund të ketë vizita të ndërsjella mes të dyve në vendet e tyre përkatëse. Presidenti republikan nuk dha një datë për një takim.
Telefonata e parë Trump-Putin
Trump dhe Putin folën në telefon për më shumë se një orë, u bë e ditur. Më pas presidenti amerikan informoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Trump tha se beson se Putini dëshiron paqe. E njëjta gjë vlen edhe për presidentin ukrainas. “Dua të shoh ndalimin e vrasjeve të njerëzve,” theksoi Trump. Uashingtoni dhe Moska ranë dakord të fillojnë menjëherë bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Trump shkroi në platformën e tij “Truth Social” se ai dhe presidenti rus do të bashkëpunojnë ngushtë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyj u shpreh optimist pas bisedës së zhvilluar me Trump. Në një fjalim me video, ai theksoi se beson se forca e Amerikës është mjaft e madhe për të punuar me Ukrainën dhe partnerët e saj për të detyruar Rusinë të bëjë paqe.
Sipas Zelenskyt, telefonata e tij me Trump shkoi mirë dhe në detaje të dy diskutuan mundësitë për negociata. “Ne folëm për një kohë të gjatë për mënyrat e mundshme për të arritur paqen”, tha Zelensky. Presidenti ukrainas u shpreh, se diskutoi “shumë aspekte” me Trump, ato “diplomatike, ushtarake, ekonomike”./DW
Berisha për “La Stampa”:Stop qendrave çnjerëzore të emigrantëve!Ramën do ta mposht me një Trumpist