zoom

Aktualitet

Telashet e Air Albania/ Ish-ministri i përgjigjet kompanisë: Nxirrni fatura jo fletërrufe komuniste

Ish-ministri Arben Malaj ka reaguar ndaj deklaratave të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për situatën e kompanisë “Air Albania.”

Përmes një reagimi në rrjete sociale Malaj thekson rëndësinë e transparencës dhe ligjshmërisë oavarësisht akuzave dhe kundër akuzave mes socialistëve.

Ish- ministri ka kritikuar ashpër përgjigjen e kompanisë Air Albania ku shteti shqiptar është bashkëpronar, duke e cilësuar atë si një shpërfaqje të mentaliteteve komuniste.

Ai ka shpjeguar se një kompani ka detyrimin të përgjigjet për bilancet e audituara, jo përmes fletërrufesh.

Reagimi i plotë:
Përshëndetje! Pasi kam folur shpesh për problemet dhe sfidat e PS dhe qeverive të saj, kam vendosur të mos përfshihem në akuzat dhe kundër akuzat midis ish ministave dhe ministrave të PS-së.
Vleresoj se çdo person ligjërisht konsidetohet i pafajshëm deri sa faji i tyre provohet me vendim të formës së prerë të gjykatave.
Kjo përgjigje e një kompanie ku shteti shqiptare është bashkëpronarë, është jo ligjore, kjo prrgjigje është një fotokopjo e fletërrufeve të mentaliteteve komuniste, ta diskretitojnë dhe ta vrasim publikisht “armikun e partisë”.
Pas një akuze publike që kompania rrezikohet në falimentim, kompania ka detyrim ndaj taksa paguesve shqiptare, sepse keq manaxhimi, rënia e fitimeve dhe falimentimi u rëndon jo vetëm aksionerëve, por edhe taksapaguesve.
Kompania duhet të përgjigjet bazuar në bilancet e audituara dhe jo me fletërrufe.
Si ka mundësi që në çdo avion të çdo kompanie tjetër nuk hipën dot asnjë pasagjer pa parapaguar biletën, qoftë edhe pasagjeri që vuan edhe për bukën e gojës,
Ndërsa me avionët e kompanisë tuaj sipas jush qenka bërë turizëm familjar, edhe pa paguar biletat.
Mbledhja e detyrimeve të prapambetura është element i rëndësishëm i qëndrueshmërisë financiare të çdo kompanie.
Kush e ka dhënë urdhërin e kundraligjshëm qoftë edhe me gojë që ministrat dhe familjarët e tyre të udhëtojnë pa parapaguar biletat e avionit???
Cili person në kompaninë tuaj që e ka zbatuar këtë urdhër të kundraligjshëm???
Prandaj ky kundërsulm ku fshihet transparenca është sa jo ligjore aq edhe qesharake.
Kompanitë publike kërkojnë përgjegjësi publike dhe ligjore.
Ndjesë për këtë reagim, por papërgjegjshmëria e manaxhimit të kompanive publike rëndon mbi të gjithë.

Postime të lidhura