zoom

Lajme

Tedi Blushi reagon sërish: Meta i çmontoi brinjët Dum-Dumanit

Nënpresidenti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi komentoi sërish me tone të ashpra arrestimin e Ilir Metës.

Ai u ndal te seanca e djeshme gjyqësore dhe përplasjet që ish-presidenti pati në sallë me kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani.

Sipas Blushit, Meta i tregoi vendin Dumanit.

“Ilir Meta ka 22 vjet që nuk ka marrë pjesë në asnjë investim publik, që kur ka qenë kryeministër dhe gjithçka ka qenë në duart e Edi Ramës, përfshi edhe ligjet e propozuara, të mbrojtura e të votuara nga deputetët e Rilindjes në Kuvend.

Presidenti i PL edhe dje në sallën e gjyqit politik e ka çmontuar nga brinjët Dum Dumanin dhe akuzën politike të ngritur nga ai, duke e detyruar këtë qen sulmi dhe vrasës me pagesë kundër opozitës të braktiste sallën e gjyqit”, tha Blushi gjatë një konference.