Aplikacion
“Një nga arkitektët më të shtrenjtë”, tha Rama, i cili shtoi se ai kishte mundur ta merrte me skonto.
“Jemi falenderues që e ka kujtuar që nuk është ky vendi për të vendosur tarifat e frikshme që ka studioja e tij e kemi bërë pazar të mirë. I kam thënë Biarkes bëje këtë gjë që kur të shkosh tek Shën Pjetri të të thotë mirë bërë. Kur ai të të pyesë se çfarë bëre për njerëzit e mirë apo punove vetëm për kapitalistët e të pasurit. Më dëgjoi dhe jam i bindur që do të ecë mirë. Këta janë të pafe se e kanë këtë ndjesi që rrijnë atje lart në krah me krah me zotin dhe janë në konkurencë me Zotin. Por do ju sjellë mbarësi. Çfarë nuk ecën e keni me lali Erin, unë e mbarova timen”, u shpreh ai.
Një përgjigje kjo dhe për komunitetin e aktorëve të cilët kanë qenë kundër shembjes së Teatrit të vjetër Kombëtar.
Rama beson se ky do të jetë “një teatër që do të jetë padiskutim më i bukuri në rajon, si stadiumi. Do të jetë një hapësirë e gatshme për festivale dhe trupa ndërkombëtare”.
Në fund, nuk la pa sulmuar “Aleancën për Teatrin” e cila ka ndërmarrë një proces gjyqësor kundër shembjes dhe ndërtimit të teatrit të ri.
“Grupi i Çingijeve vijon 110 vjet më pas. Janë në të drejtën e tyre të bëjnë të gjitha marrëzirat që ju shkojnë nëpër mënd, e të fantazojnë çurida, mjaftojnë ta bëjnë në mënyrë paqësore. Për aq sa janë paqësore jemi në rregulla. Nga pikëpamja e përmbajtjes së tyre kushdo qan, kushdoqesh”, tha Rama.