zoom

Lajme

“Të vdektë fëmija që ke në bark…” – Sara flet për përplasjen me Kiarën dhe mallkimet

Sara Gjordeni komentoi për herë të parë raportin me Kiara Titon, pas përplasjes në distancë që pati me të.

Në “Cherry on top”, Sara i kërkoi ndjesë Kiarës për komentin e saj: “Unë 3 ex-a, Kiara 13, ec qarkullo. Mos na krahasoni me Luizin dhe Kiarën se realisht është gjëja më bajat dhe më palidhje në botë!”

Sipas Sarës, ky reagim ishte i nxitur nga ndjekësit.

“Mendoj se ndjesë meriton çdo njeri që do ishte në vendin e saj. Nuk ishte diçka e iniciuar nga unë. Nuk kam asgjë personale, por mendoj se ndjesë për atë koment do meritonte çdo grua që do ishte në vendin e Kiarës”, tha Sara Gjordeni.

Edhe në këtë periudhë shtatzënie, tha Sara, nuk mungojnë krahasimet me Kiarën dhe mallkimet.

“Të vdektë fëmija që ke në bark nëse je shtatzanë sepse po e bën për të ngjarë me Kiarën. Asnjë grua nuk duhet t’ja thotë një gruaje tjetër këtë gjë. Sepse asnjë nga ne nuk është aq idiote për t’i ngjarë dikujt duke ngelur shtatzanë”, u shpreh ajo.