zoom

Bota

Të tjerët nuk mundën dot! Avioni niset thuajse bosh nga Kabuli

Një fluturim pothuajse bosh për evakuimin me charter jashtë Kabulit. Një nga 3 avionët që do të merrte 1000 afganë për në Ugandë është nisur me vetëm 50 pasagjerë.

Një pjesë e njerëzve afganë u bllokuan nga talebanët dhe të tjerët nga amerikanët. Kështu avioni me 345 vende u nis me vetëm 50 pasagjerë.

Wall Street Journal thekson se “një gjë e ngjashme ka ndodhur me një fluturim charter për në Ukrainë.

Rreth 40 grave afgane iu refuzua hyrja në aeroport nga marinsat amerikanë. Pas dy ditësh, avioni me 240 vende u ngrit me 70 vende bosh”.