zoom

Aktualitet

Të shtënat me armë në Tiranë/ Shpallet në kërkim autori

Policia e Tiranës ka identifikuar një person të dyshuar për përdorimin e armës në një ambient festiv në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të 1 Janarit në rrugën “Liman Kaba”.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.

Policia ka shoqëruar dhe pyetur shumë shtetas për të mbledhur informacione lidhur me ngjarjen, dhe pas analizimit të kamerave të sigurisë, është arritur të identifikohet individi që ka qëlluar me armë në ajër. Pavarësisht kësaj, për shkak se hetimi është ende në vijim, detajet rreth personit të dyshuar nuk janë bërë publike.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01.01.2024, në orët e para të mëngjesit, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve intensive shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, shoqëruan dhe pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët dhanë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen.

Po në vijim të veprimeve si rezultat dhe i këqyrjes së kamerave, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër. Për arsye se hetimi vijon nuk bëjmë me dije gjeneralitet e tij. Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Komisariati i Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për dokumentimin e plotë e ngjarjes si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorit të dyshuar.

Postime të lidhura