zoom

Aktualitet

Të shtënat me armë në Shkodër, policia del me njoftim zyrtar

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për të shtënat me armë zjarri që u regjistruan mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Uniformat blu bëjnë të ditur se rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.