zoom

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Kukës, qëllohet me plumb 29-vjeçari

Disa të shtëna me armë zjarri u raportuan pasditen e kësaj të mërkure në Kukës.

Nga të shtënat mbeti i plagosur një 29-vjeçar me inicialet E. H., banues në fshatin Bicaj.

Sipas policisë, i riu u qëllua nga një person tjetër, pas një konflikti që pati mes tyre.

Debati mes tyre ka nisur për motive të dobëta dhe më pas, ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit, shkruan Zoom.al.

29-vjeçari ndodhet në spital, nën kundesin e mjekëve, ndërsa autori i plagosjes është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.

Postime të lidhura