Aplikacion
Burime për Zoom.al bëjnë me dije se pas mbërritjes në spital, shtetasi Arben Maneci ka ndërruar jetë. Bëhet me dije se viktima ka qenë me precedentë të mëparshëm penalë.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ngritur postoblloqe në hyrje-daljet kryesore të qytetit të Durrësit, për të bërë të mundur kapjen e autorit, i cili ia mbathi nga vendi i ngjarjes.
Nuk dihet ende dinamika e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e tyre.