zoom

Aktualitet

Të shtëna me armë nga makina në makinë/ Çfarë ndodhi gjatë natës në Kamëz?

Disa të shtëna me armë zjarri u raportuan gjatë orëve të natës në Kamëz.

Policia njoftoi se te Rrethi i Bathores, rreth orës 22:30, një person, që ishte brenda një makine, qëlloi në drejtim të një automjeti tjetër.

Burime për Zoom.al konfirmojnë se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Më pas, njëri prej tyre ka ikur me makinë, ndërsa tjetri e ka ndjekur dhe në një moment, ka qëlluar me armë në drejtim të tij.

Nga të shtënat, nuk ka persona të lënduar, ndërsa asnjë nga të përfshirët në konflikt nuk është arrestuar ende nga policia.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë, e cila është dërguar për t’u ekzaminuar për të zbuluar llojin e armës që është përdorur.

Postime të lidhura