zoom

Aktualitet

Të shtëna me armë në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri raportohen në zonën e Babrrusë në Tiranë. Burime bëjnë me dije se nuk ka pasoja në njerëz.

Të shtënat janë njoftuar përmes një telefonate nga qytetarët. Dyshohet se një person ende i paidentifikuar që qarkullonte me automjet ka qëlluar një herë në ajër me pistoletë dhe është larguar.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 18.03.2022, në Babrru, një person ende i paidentifikuar që qarkullonte me automjet, ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.