zoom

Aktualitet

Të shtëna me armë në Shkup, vritet këngëtari i njohur shqiptar

Të shtëna me armë kanë ndodhur në Shkup mbrëmjen e së dielës në rrugën e njohur si Rruga e Plastikave.

Sipas informacioneve, nga përplasja me armë ka vdekur blogeri i njohur dhe këngëtari Amar Ismani.

Në konflikt janë përfshirë disa persona ndërsa raportohet se janë plagosur edhe 3 persona të tjerë.

Lajmi u dha nga familjarë të 29-vjeçari, ku shprehen se ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e sotme.

“Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi. Me zemër të thyer e të pikëlluar ju njoftoj se ka ndëruar jetë djali/vëllau jonë Amar Ismani. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Iqindis në xhamin e Cairit, dhe pastaj te varezat në Butel”, kanë shkruar familjarët në Facebook.